Jennifer Lopez duket se ka ‘goditur’ sërish, por i fejuari i saj, Alex Rodriguez, nuk ka nevojë për panik.

Aktorja dhe këngëtarja 51 vjeçe ka qenë duke xhiruar pjesë të filmit të ri “Shotgun Wedding” me aktorin Josh Duhamel.

Megjithatë, këto vijnë pasi J-Lo dhe ish-ylli i bejsbollit, 45 vjeç, u panë duke u puthur në vendin ku po qëndron artistja në Republikën Dominikane pas lajmeve se ishin ndarë.

Dyshja, të cilët u fejuan në 2019, thuhet se po luftonin për të shpëtuar marrëdhënien e tyre mes pretendimeve që Alex shkëmbeu mesazhe flirtuese me yllin e “Southern Charm”, Madison LeCroy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dje miqtë e Lopez zbuluan se ai po përpiqet ta fitojë përsëri zemrën e këngëtares amerikane me lule e surpriza të ndryshme.

Por, një burim thotë se ajo ende nuk i beson atij dhe se A-Rod pretendon se gjithçka është në rregull mes tyre.

“Ai po i dërgon lule, po e telefonon, udhëtoi për ta parë, por mendon se nuk ka kuptim të jenë bashkë pasi flet me gra të tjera”, tha burimi.

“Ajo e do Alex, por ajo nuk mund ta pranojë tradhtinë pa marrë parasysh se çfarë”.

“Ai e di që e ka ngatërruar këtë lidhje dhe e ardhmja e tyre po shkatërrohet. Ajo po punon tani dhe nuk ka kohë të merret me këtë”.

Jennifer, e cila është martuar tre herë deri më tani, u shfaq me një fustan nusërie me aktorin e “Transformers”, Josh, 48 vjeç, për filmin e tyre të përbashkët të zhanrit aksion.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb