TIRANE – Nuk ka më asnjë dyshim. Majk ka të dashur të re dhe nuk ka pse ta fshehë më. Edhe pse as këtë herë reperi nuk e ka konfirmuar, janë fotot paparaci ato që e kanë nxjerrë zbuluar.

Vitin e kaluar, raporti i shkurtër me Majlinda Zekën dhe lindja e djalit të tij Roan ishin lajme që bënë zhurmë në mediat sociale, por Majk nuk ka dashur të rrëfehet publikisht.

Pak pas lindjes së Roan, ai u pa me të birin dhe ish të dashurën e tij, por zërat se çifti mund të ishin bashkuar u shuan shpejt. Majk e kishte ndarë mendjen: baba i Roanit, por jo më partner i Majlindës.

Ndërkohë, Majk ka nisur një romancë të re. Fotot e postuara sot në mediat kosovare kanë bërë xhiron në rrjet. Dhe vajza që i ka fituar sërish zemrën Majkit është Melita Nushi.

Telegrafi ka postuar sot disa foto nga aeroporti i Prishtinës, ku çifti janë nisur për udhëtim, Siç mësohet, Austria është destinacioni ku çifti do të kalojnë disa ditë bashkë. Meqenëse reperi do të performojë në një prej klubeve shqiptare më të njohura, do të shfrytëzojë mundësinë edhe për disa ditë në shoqërinë e së dashurës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: