SHBA-Vrasësi i pesë policëve në Dallas, SHBA, Micah Johnson, kishte shkruar një mesazh me gjakun e tij në murin që gjendej afër tij. Sipas mediave të huaja, mesazhi që kishte lënë Johnson ishte “RB”.

“Po tentojmë të gjejmë se për çfarë e kishte fjalën ai”, kanë thënë zyrtarët policorë të Dallasit.

E sipas Daily Mail, ajo që Johnson kishte dashur të shkruante ishte “RGB” – por dështoi të përfundonte mesazhin para se të vritej. Disa media thonë se janë inicialet për “Gjaku i drejtë”, referuar Biblës: “Me ju mund të vijë i gjithë gjaku i drejtë i derdhur në tokë”.

“RBG” është emri i dhënë për të kuqen (red), të zezën (black) dhe të gjelbrën (green) – ngjyra këto të flamurit afrikan, një simbol i fuqishëm i fuqisë së njerëzve me ngjyrë.

Në mënyrë domethënëse Johnson kishte flamurin Pan African në një foto të publikuar në Facebook.

Ndërkohë nga mediat e huaja janë publikuar fotografitë e Micah Johnson, personit që vrau 5 policë në Dallas, SHBA.

Sipas Mirror, mendohet se fotot i përkasin trupit të 25-vjeçarit, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim.

Ai u vra nga një robot me bombë gjatë përplasjes me policinë. Shefi i policisë në Dallas, David Brown tha se Johnson i kishte tallur policët gjatë rrethimit.
Ai këndonte këngë dhe i pyeste: “Sa kam qëlluar?”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb