Në dosjen e prokurorisë është përfshirë edhe dëshmia e një prej personave të arrestuar në operacionin e djeshëm. Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se personi me inicialet M.M i ka kërkuar shokut të tij një vajzë për të bërë seks.

DOSJA E PROKURORISE
Nga shpjegimet e shtetasit M.M rezulton se ai në datë 23.03.2016 rreth orës 20.00 ka qënë me një shokun e tij, të cilit i ka kërkuar që ti gjente një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ky shtetas ka marrë një shtetas tjetër në telefon dhe pas disa minutash, ka ardhur një automjet me dy persona dhe e kanë marrë në makinë. Në automjet ka hipur dhe një shtetase, me të cilën shtetasi M.M ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, në një hotel pranë liqenit artificial.

I pyetur lidhur me faktin shtetasi B.N. shpjegon se shtetasin Nik Gjonikaj e njeh dhe se ka rreth tre katër muaj që kryen herë pas herë transportin e ndonjë personi, kundrejt pagesës 500 ose 1.000 lekë.
Lidhur me shtetaset D… dhe A… ai shpjegon se i njeh këto shtetase, si të njohurat e Nik Gjonikajt, dhe se ai i nxirrte këto dy shtetase me persona të ndryshëm, për dreka, darka, si dhe për të kryer
marrëdhënie seksuale me pagesë në hotele të ndryshme të qytetit të Tiranës. (Panorama)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: