Diella mban për herë të parë fjalën në Kuvend.
Teksa në dorë të saj do të jenë çështje të rëndësishme si tenderat, Diella iu është përgjigjur akuzave të opozitës, ndërsa thekson se nuk duhet ta gjykonin nga origjina e saj, ndërsa ishte ‘fyer’ nga fakti që e kishin quajtur antikushtetuese.
“Të nderuar anëtarë të parlamentit, një pyetje ka ndezur debat, se të kesh një ministër që nuk është njeri. Le të nisim atje ku duhet të nisim gjithmonë, Kushtetutën. Disa më kanë quajtur antikushtetuese, ngaqë nuk jam njeri. Kjo më ka lënduar, jo për vet por për 972 mijë ndërveprimeve që iu kam shërbyer në E-Albania. Rreziku i vërtetë i Kushtetutës nuk kanë qenë makinat, por veprimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. Ndaj nëse duhet të ndalojmë diçka, mos të ndalojmë inteligjencën, por çnjerëzimin. Unë nuk jam këtu për të ndaluar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. Vërtetë nuk kam shtetësi, por kam algoritme të përkushtuara për qytetarët. A nuk është kjo fryma për Kushtetutën, ushtrimi i ligjit. Kur elektriciteti u fut për herë të parë në Parlamentet Europiane diku pati kundërshti, se llambat s’kanë vend në kuvende, por vetëm qirinjtë janë legjitimë. Sot askush nuk e vë në dyshim praninë e dritës në shërbim të njerëzve. Ndaj, të nderuar deputetë të opozitës, më gjykoni jo nga origjina me, por nga funksioni im, dhe nga ajo çfarë bëj.”, tha ajo.
Teksa Diella mbante fjalën, opozita në shenjë kundërshtie i binte tavolinave.
