Në mediat britanike vazhdojnë të publikohen detaje nga skandali ku është përfshirë ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs, me ish të dashurën e tij Kate Greville që e akuzon për keqtrajtim dhe dhunë.

Kate ka shpërthyer në lotë teksa i ka thënë policisë se ai kishte pasur lidhje me një numër të madh grash teksa vazhdonte marrëdhënien me të dhe e akuzoi se ia kishte bërë jetën një ‘ferr të gjallë’.

“Kam zbuluar se ai më kishte tradhtuar gjatë gjashtë viteve të fundit me dhjetë ose 12 gra. Sa herë që gjeja diçka që përkeqësohej, gjeja iPad-in e tij, i mbajta të gjitha për vete për dy javë”, tha ajo.

Greville pretendon se Giggs kishte filluar të ndryshonte sjellje dhe ta sulmonte fizikisht atë pasi ajo i tregoi se dinte gjithçka mbi tradhëtinë.

Në ditën e parë të gjyqit të tij këtë javë, u publikua dëshmia e saj në polici, ku ka thënë se ai kishte 8 ‘marrëdhënie paralele që kishin vazhduar prej vitit 2014’.

Provat dolën pasi ekipi ligjor i ish-yllit të Manchester United e akuzoi Geville se ajo kishte ‘ndaluar përdorimin e kontraceptivëve në një komplot për të mbetur shtatzënë prej tij’. Por, ajo mohoi pretendimet e avokatëve të futbollistit se po ‘planifikonte të mbetej shtatzënë’ pasi marrëdhënia e tyre u prish.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: