Policia e Fierit informon se një shtetas 43 vjeç ka vrarë veten me armë zjarri në banesë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se shtetasi që ka kryer vetëvrasje është Ilirjan Binjaku. Ai u vetëvra, në sy të bashkëshortes.

Binjaku ishte baba i dy fëmijëve.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.

Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb