Arrestohet një 35-vjeçar nga Durrësi që tentoi të fuste drogë në burgun e Fushë-Krujës për të afërmin e tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e IEVP Fushë-Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë në IE.P Fushë-Krujë, më datë 31.10.2019, gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, e kanë kapur në flagrancë duke futur 10 gram lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 gram lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb