Mesi apo Maradona? Cili është më i miri në botë? Cili prej tyre vështron nga lart tjetrin? Kjo është dilema e madhe ekzistenciale e futbollit modern, që ka hapur një debat mes tifozëve dhe specilistëve të futbollit. Të gjithë kanë të preferuarin e tyre.

Dikush sheh si perëndinë e futbollit Maradonën, tjetri Mesin. Por ai që ka vendosur t’i vërë kapak kësaj dileme të madhe, është as më shumë e as më pak por Sër Aleks Ferguson. “Mesi është më i mirë sesa Maradona.

Mesi është shumë herë më mirë sesa Maradona dhe ndryshe nga yjet e epokës së kaluar (Pele dhe Maradona), mbrojtësit janë shumë të organizuar dhe bëjnë gjithnjë e më shumë për të justifikuar rrogat e tyre të larta,” ka thënë ish-trajneri i Mançester Junajtid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb