Ndërsa varianti Omicron, i koronavirusit po përhapet në shumë vende të botës, epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se deri tani nuk ka pasur asnjë raportim për raste të rënda.

Ndërsa ka shpërndarë një studim , sqaron se sipas të dhënave paraprake pacientët e prekur kanë shumë më pak nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Alimehmeti shprehet se në variantin Omicron është futur një sekuencë gjenetike e HCoV-229E, ndërsa theksoi se është një betakoronavirus i njohur prej kohësh që shkakton gripin e zakonshëm.

Sipas epidemiologut kjo mund të jetë edhe baza e arsyes përse ndoshta njerëzit e njohin mirë këtë sekuencë dhe nuk zhvillojnë forma të rënda.

Ndërsa shtron pyetjen nëse mund të jetë ky varianti i virusit që do të përfundojë pandeminë duke qenë më i transmetueshëm, por i lehtë klinikisht, Alimehmeti thekson se për të zbuluar përgjigjen duhet pritur edhe një javë për të qenë më të sigurt.

Reagimi:

Deri tani asnje rast i rende me Omicron ne te gjithe boten!

Ne variantin Omicronit eshte futur nje sekuence gjenetike e HCoV-229E.

HCoV-229E eshte nje betakoronavirus i njohur prej kohesh qe shkakton “gripin e zakonshem” te njerezit.

Kjo mund te jete baza e arsyes pse ndoshta njerezit e njohin me mire kete sekuence dhe nuk zhvillojne shume forma te renda!

A mund te jete ky varianti i virusit qe do te perfundoja pandemine duke qene me i transmetueshem por i lehte klinikisht?

Presim edhe ndonje jave dhe sigurohemi!

Deri tani asnje arsye per shqetesim!

Alimehmeti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb