SHBA

Në muajin mars Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin e saj, Sky Blue, i cili tashmë është rritur dhe është bërë një bebush mjaft i ëmbël e i shëndetshëm. Sky Blu ka udhëtuar për herë të parë drejt Europës me prindëirt e tij dhe gjyshen, nënën e Afërditës.

Modelja ka ndarë në Instagram foto të ndryshme nga ky udhëtim dhe sot i ka dedikuar një pjesë të kohës ndjekësve të saj. Afërdita i ka lënë ndjekësit të lirë të pyesin Sky dhe ai ju përgjigjet (sigurisht përgjigjet i jep vetë mami Afërdita).

Gjatë kësaj “interviste”, Sky ka zbuluar se emrin e tij e ka zgjedhur mami.

“Mami donte vetëm Sky, kurse babi kishte qejf emrin Cruz. Po shyqyr vendosën të më quajnë Sky, sepse unë jam qielli i tyre”

Ndërsa dikush shprehet se vogëlushi ngjan shumë me motrën e Afërditës, Jehonën.

“Sky është kopja e Jehonës i ngjan jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar një ndjekës. “Sa inat i vjen mamit kur më thonë kështu”, është përgjigjur Afërdita me shaka.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb