TIRANË

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 31-vjeçarin Fletur Zani, i cili u arrestua pak ditë më parë, për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Zani i ka kërkuar një biznesmeni shumën prej 10 mijë eurosh, pasi do t’i gjente një shesh për ndërtimin e një pallati. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka kërkuar arrest me burg, ndërsa vetë i pandehuri ka pranuar kanosjen që ka kryer.

31-vjeçari ka pretenduar se i ka gjetur vendin për ndërtimin e pallatit, por biznesmeni ia ka dhënë një të njohuri të tij për të ndërtuar, duke shmangur kështu pagesën që i ka premtuar 31-vjeçarit. Në përfundim të përballjes, gjykata ka vendosur të lërë në burg 31-vjeçarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb