“Më jep një birrë”. Ky ishte kodi për dorëzimin e drogës nga një shqiptar në Itali. Mediat italiane, bëjnë me dije, se “një birrë” nënkuptonte një gram kokainë.

Si pjesë e një operacioni, karabinierët italianë kanë vendosur në pranga dy shqiptarë të moshës 37 dhe 29 vjeç si dhe një 54-vjeçar italian. Tre personat, ishin në përgjim nga policia prej muajsh të tëra, derisa u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit shqiptar.

Gjatë kontrolleve në banesë, atij iu gjet nga policia gjysmë kile kokainë. Si kryetar i grupit, është konsideruar 37-vjeçari me origjinë shqiptare. Ky i fundit, dyshohet se udhëzonte dy personat e tjerë për shpërndarjen e kokainës. Ai mendohet se vetëm sa bënte lidhjet, ndërsa vetë, nuk është takuar kurrë me klientët.

Kur policia ka shkuar për ta arrestuar, ai ka mohuar se është përfshirë në ngjarje, duke shtuar se nuk i njihte dy personat me të cilët pretendohet se ka punuar.

Raportohet se 37-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa dy partnerët e tij, janë vendosur në arrest shtëpiak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb