Një lypës në rrugët e Amerikës ka gjetur një mënyrë krijuese për t’i detyruar kalimtarët t’i japin para. Në një tabelë të madhe, ka shkruar: “Me jepni një dollar përndryshe do të votoj për Donald Trump”.

Pamja që tashmë është bërë hit në rrjetet sociale në internet, pasqyron shqetësimin në rritje mes shumë amerikanëve për pasojat e një presidence të miliardierit njujorkez.

Nga njëra anë, miliona njerëz kanë besim te shndërrimi që sjell zgjedhja e tij, shumë më tepër amerikanë shohin tek Trump, shkatërrimin e Amerikës. Sipas kritikëve të tij, në peshore mund të jetë vetë demokracia amerikane. Shpprehjet e tij raciste kanë ngjallur reagim të madh dhe nga personazhë të jetës publike.
Por sipas mbështetësve të tij, ai është shpresa e fundit e demokracisë amerikane.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: