Gazetarja Christina Porta zbuloi rrugën që do të kishte zgjedhur po të mos i ishte dedikuar sportit.

Një nga prezantueset sportive më të njohura në televizionin spanjoll zbuloi se në moshë të re donte të bëhej murgeshë, por rruga e saj mori një rrjedhë tjetër.

“Për një periudhë të shkurtër të jetës sime shkova në shkollë me murgeshat. Besoja shumë në Zot dhe doja të bëhesha edhe murgeshë. Pastaj, pasi u rrita, e braktisa idenë, por ende ndiej një lidhje me to, sepse kam një zemër të mirë dhe mund të dalloj njerëz të këqij,”-tha ajo.

Po ashtu në të njëjtën intervistë zbuloi se shumë persona i kanë ofruar shuma monetare për të qenë pranë tyre si “eskortë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: