TIRANË

Artisti i njohur Bujar Asqeriu ka treguar se janë bindjet e tij ato që e kanë rreshtuar në krah të së djathtës dhe se nuk pretendon asgjë, veç të punojë në punën e tij. Ai tha në emisionin “Kjo javë” në News24 se ka qenë në fushatë dhe në 2005 me Bujar Leskajn e Sokol Olldashin

“Kam folur dhe me Sokol Olldashin dhe me Bujar Leskajn në 2005, por aq ishin mediat. Janë bindjet e mia. Në 1992 kam qenë kandidat vetë i PR sepse nga ajo familje vij, nga nëna dhe babai. Ndaj kam përqafuar të djathtën, kam histori. Unë me bindjet politike merrem tek kutia. Socialisti demokrati janë vëllezërit e mi, janë njerëzit e mi. Të mendoj unë se ti mendon ndryshe dhe të kem armik. Është injorancë, janë të ulëta shumë”, tha artisti.

Asqeriu foli dhe për partitë e reja të krijuara nga Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.
“Më ka ardhur keq që forcat, politikanë të rëndësishëm të PD-së e lanë PD-në dhe pavarësisht se thuhet është e drejta e tyre të krijojnë parti të tjera, ore zotëri më falet mua që jam anëtar i thjeshtë të vete këtej, sepse kur e lë njeriun rrugëve dhe e lë pa bukë nuk e ke idenë çfarë urrejtje ka ndaj teje. Këta që ka qenë krerë të PD-së nuk u takonte të largoheshin. Forcat opozitare duhet të mblidhen bashkë, nën emrin e madh të PD-së, partisë së lirisë. Këta njerëz kjo parti i bëri me emër. Kush e njihte Jozefina Topallin e Astrit Patozin. PD i dha pushtet, para, i dha vlerë. Ti mund mos ta duash kryetarin e PD dhe ka atje”, u shpreh ai.

Sa i përket kritikave për këto parti, Asqeriu tha se nuk e beson se janë në shërbim të Ramës.
“Nuk mund ta besoj kurrë sepse nëse do ishte një gjë e vërtetë atëherë demokracia në Shqipëri ka shkuar në kolaps ose në varreza. Ne nuk duhet të besonim më tek demokracia. Jo, jo. Një anëtar i partisë i duket sikur kryetari nuk e do, dhe mund të ketë konflikte, aq më tepër që janë personalitete të PD-së, brenda mendjes e zemrës së tyre mund të ketë plot dilema, t’i japin dilemat. Vëre zemrën në tavolinë. Në qoftë se ti je i vërtetë dhe ke përqafuar idenë e madhe të PD-së. Azem Hajdari nuk harrohet, studentët nuk harrohen, Shqipëria si gjithë Europa nuk harrohet”, deklaroi Asqeriu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb