Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka bllokuar projektin e tram-it në Tiranë.

Duke folur në emisionin “Opinion” Basha tha se këtë e ka mësuar gjatë takimit me presidentit francez Hollande. Sipas Bashës, Rama i kishte thënë zotit Hollande se projekti i tram-it nuk ishte prioritet.

“U bë projekti me fizbilitetin, qeveria franceze vendosi ta financonte. Kryeministri Edi Rama, në takimin me presidentin Hollande, sipas raporteve zyrtare të ambasadës franceze, i tha presidentit Hollande se trami i Tiranës nuk është prioritet. Se më ka ardhur mesazhi pa ardhur Rama nga Franca, kishim bërë gati kredinë për të investuar tramin”, u shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: