Nё studion e emisionit “Me zemër tё hapur” në News24 ka qenë sot një 39- vjeçare e cila rrëfeu se prej 10 vitesh dhunohej nga kushëriri i burrit tё saj. Dhuna ishte psikologjike dhe fizike dhe shpesh merrte natyrё edhe tё ngacmimit seksual. Stafi i emisionit dhe avokati Gylsen Zhllima ndoqёn nga afёr problemin dhe zbuluan se pavarësisht se gjykata i refuzoi Elonёs urdhrin e mbrojtjes, policia e ka regjistruar kallëzimin penal dhe autori ёshtё nё kёrkim.

Por sipas familjes sё autorit tё dyshuar gjёrat nuk janё si i ka treguar Elona. Nё studio ka ardhur dhe motra e autorit, Marjeta si dhe bashkëshortja e tij të cilat do tё japin versionin e tyre pёr ngjarjen. Sipas tyre shumё prej konflikteve janё tё nxitura nga vetё Elona.

“Elona hedh baltë mbi familjen tonë dhe vëllain tim. Djali i xhaxhait tim ka qenë më parë i martuar me një nuse tjetër që ishte e mirë. Ajo nuk bënte fëmijë dhe ky e la. Mori Elonën. Kjo që kur ka ardhur ka sjellë sherr. Është gricëse. Pret pemët, vret pulat. Kjo paguhet nga njerëz të na marrë pronën. Vëllait i kanë thënë ki kujdes nga kjo femër se do të ta bëjë gropën. Ne jemi familje e rregullt, nuk jemi ashtu. Në shtëpinë tonë vendosin burrat”, tha motra e autorit të dyshuar.

E pyetur nëse ka pasur dhunë ndaj Elonës, ajo mohoi.
“Jo nuk ka pasur. Sherri ka nisur prej Elonës sepse shkon e na pret pemët neve. Ajo nuk ka pse përmend nderin e familjes dhe fëmijët”, deklaroi Marjeta.

Ndërkaq burri i Elonës, Astriti pohoi se kushëriri i kishte dhunuar gruan dhe e kishte ngacmuar seksualisht.
“Po ka bërë çdo gjë. Ai ka dhunuar gruan time dhe më ka gjuajtur mua me gurë. Më tha ma jep mua gruan. Dilte përpara derës së shtëpisë time dhe ulte pantallonat”, tha Astriti.

Nga ana tjetër vetë Elona pyetu gruan e autorit se pse ia kishte marrë armën nga dora burrit.
“Kam 13 vite nuse në atë shtëpi këto janë gënjeshtra. Burri im nuk ka armë. Mos ceno familjen time se do e pësosh rëndë”, tha gruaja e autorit të dyshuar.
Ndërsa dhe e motra e tij, mbështeti të njëjtin version, duke akuzuar Elonën.

“Vëllai im është djalë i mirë që se bën më nëna”, tha ajo.
“Unë e njoh burrin tim. Ai nuk është ashtu. Ne jemi një familje e mirë. Ai është i qetë dhe familjar. Ai është në kërkim sot për shkak të shpifjeve të Elonës”, deklaroi gruaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: