Kryeministri Edi Rama qenë i pranishëm këtë mesditë në Kurbin, ku ka dhuruar banesa për 500 familje të prekura nga tërmeti.

Ai në fjalën e tij, nuk ngurroi të thumbonte opozitën, duke thënë se qeveria ofron banesa, ndërsa PD, vetëm brava, duke kujtuar këtu krisjen e brendshme të asaj partie. Sakaq, kryeministri falënderoi presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan dhe Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë.

Kjo ka qenë një nga pikat më të nxehta të plagës së madhe që hapi tërmeti dhe një nga punët më të mëdha që duheshin bërë, punë që në një mënyrë shembullore i shpreh me praninë e vet ky kompleks i mrekullueshëm, por që janë shumë më tepër se kaq. Këtu ne kemi rindërtuar shkolla dhe rindërtojmë shkolla e kopshte. Këtu po ndërtojmë një lagje të re, apartamente të reja me buxhetin e shtetit. Jemi duke ndërtuar spitalin që shpresoj të jetë gati në pranverë për t’i shërbyer banorëve. Kemi bërë ndërhyrje në infrastrukturën bujqësore. E gjithë kjo sot është një punë në vazhdim, por këtu në këtë pikë e kam pritur këtë moment sepse këtu ka qenë skepticizmi më i madh, që nga thashethemi që këtu do prishet dhe s’do të na japin gjë mbrapsht. Më pas dhe thashethemi që do i ndërtojnë dhe do i japin me lekë. Më pas edhe thashetheme të tjera… Por ja ku jemi sot këtu dhe këtë lagje, e keni ju e ndryshe nga lagjet e Tiranës që janë me këto standarde dhe që kushtojnë shumë shtrenjtë, këto shtëpi dhe ato që kishin njësi shërbimi më parë do të jenë falas, me dokumente pronësie e duke qenë se këtu ju votoni masivisht atë partinë tjetër do të bëni kujdes se mos iu ndërrojnë bravën. Ajo partia e shumicës këtu, aman ngrini dy gishtat se më mori malli. Këtu është shembulli që rindërtimi është bërë për të gjithë familjet shqiptare të prekura nga tërmeti. Për të gjithë ata që mund të kenë dëshirë të bëjnë fotografi me mua kur vij këtu. Rindërtimi është një program për shqiptarët, që në momentin më kritik ne ishim vendosur të mos e linim vetëm, t’i gjendeshim pranë dhe nga dheu do i nxjerrë lekët. Edhe princi i kurorës, i Emirateve të Bashkuara ka financuar një lagje model që do të bëhet në Durrës.

Ashtu sikundër edhe fondacionet e subjekteve shqiptare që kanë bërë edhe ata punën e tyre. Por masivisht ky program është financuar masivisht nga qeveria shqiptare. Kjo është çështje zemre, bindjeje që kur ne në momentin që u sfiduam nga një fatkeqësi e natyrës duhet t’i provonim vetes që ne nuk mposhtemi. Atëherë kur sfidohemi nga e keqja ngrihemi më të fortë. Nga kjo sfidë dalim më të fortë. Kjo do të thotë që çdo familje që u rrënua sot ta ketë shtëpinë më të mirë e ta ketë falas. Është i vetmi program rindërtimi pas tërmetit, ku familjet nuk ngarkohen me asnjë qindarkë e detyrimi. Shumë shpejt do të vij viti që do të jeni të gëzuar dhe në këtë prag viti të ri, familjet që kanë 2 vite që presin do të marrin një shtëpi, një apartament”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: