Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur mes dy shokëve në Prishtinë. A.Ajvazi kishte ftuar për të shëtitur shokun e tij R.Maliqi dhe më pas e ka rrëmbyer për disa orë.

Me armë në kokë, ai e kishte kërcënuar Maliqin se do ta vrasë nëse nuk e pranon se e ka sharë nëpërmjet telefonit, shkruajnë mediat vendase. Kjo ngjarje ka ndodhur natën e 30 shtatorit dhe A.Ajvazi e ka mbajtur peng shokun e tij deri në oren 05:00 të mëngjesit.

Por, policia ende nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin. Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë e ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por nuk e kanë gjetur as atë dhe as ndonjë armë.

“Me datën 1 tetor në Stacionin Policor është paraqitur ankuesi R. M i cili deklaron se në kohën që kishte dalë me shokun e tij A. A dhe kanë shëtitur në qytetin e Prishtinës i dyshuari se e ka rrëmbyer dhe e ka akuzuar se e kishte ofenduar në telefon duke sharë dhe fyer.

Ai ka deklaruar në polici se është mbajtur peng nga ora 23:00 të datës 30.09.2020 deri në ora 05:00 të datës 01.10.2020 duke e kërcënuar me armë në kokë dhe duke i thënë se do ta vrasë nëse nuk e pranon fajin”, ka deklaruar policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb