Është mbyllur pa incidente shpërndarja e bazës materiale zgjedhore nga KZAZ në qendrat e votimit në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndonëse gjithçka është monitoruar nga policia, e cila siç shihet dhe në foto ka qenë e armatosur me automatikë. Qarku Elbasan numëron 10 KZAZ dhe VNV që nisin me KZAZ nr 44 në Elbasan dhe përfundojnë me KZAZ nr 53 në Prrenjas.

Në shkallë qarku do të funksionojnë 552 qendra votimi. 4 prej KZAZ i takojnë bashkisë së Elbasanit, përkatësisht ato me nr 47, 48, 49 dhe 50 dhe 6 të tjera i takojnë bashkive Prrenjas, Librazhd, Cërrik, Belsh, Gramsh dhe Peqin. Në total numri i votuesve në qarkun e Elbasanit është 343.258 votues të cilët do të votojnë në 2800 qendra votimi.

Ndërkohë, vetëm në bashkinë Elbasan numërohen 166.538 zgjedhës dhe 235 qendra votimi. Partia Socialiste, njëherësh kryesuese e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ka paraqitur për zgjedhjet vendore në Qarkun e Elbasan 7 kandidatë. Pas saj vjen partia e Astrit Patozit, Bindja Demokratike, e cila do të garojë përballë PS-së në 2 bashki përkatesisht në atë të Gramshit dhe Cërrikut.

Në garë për zgjedhjet vendore për këtë Qark kanë kandiduar në bashki të vogla si në atë të Përrenjasit dhe Cërrikut edhe Aleanca Kuq e Zi me Myslim Karriqin.

Ndërsa për bashkinë më të madhe, sikurse është ajo e Elbasanit, nuk ka garë, pasi PS-ja është e vetmja me kadidat Gledian Llatja. Në këtë Qark në zgjedhjet e fundit Partia Socialiste ishte fituese vetëm në katër bashki, përkatësisht në atë të Elbasanit, Librazhdit, Belshit e Gramshit. Ndërsa bashkitë e Cërrikut dhe Prrenjasit ishin fituar nga LSI dhe e Peqinit nga PDIU.

—Lista zyrtare e kandidatëve për kryetar bashkie në Qarkun e Elbasanit

1-Elbasan
-Gledian Llatja ,Partia Socialiste

2-Belsh
-Arif Tafani ,Partia Socialiste
-Jashar Elezi ,Partia Komuniste e Shqipërisë(tërhequr)

3-Cërrik
-Andi Salla ,Partia Socialiste
-Merita Xhika ,Bindja Demokratike

4-Gramsh
-Klodian Taçe ,Partia Socialiste
-Sabri Ibrahimi ,Bindja Demokratike

5-Librazhd
-Kastriot Gurra ,Partia Socialiste

6-Peqin
Lorenc Tosku ,Partia Socialiste

7-Përrenjas
-Nuri Belba ,Partia Socialiste
-Myslym Karriqi ,Aleanca Kuq e Zi.

1
1
2
2
3
3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb