Autoritetet holandeze arrestuan një shofer kamioni nga Polonia mbrëmjen e djeshme në Hoek van Holland për kontrabandë të qenieve njerëzore. Mediat holandeze raportojnë se brenda trajlerit ishte një familje nga Shqipëria.

Kamionisti ishte nisur drejt Anglisë me kamionin e tij. Gjatë kontrollit në dalje të kufirit, qeni i migracionit të Marechaussee diçka nuhati në trajler. Pas kontrolleve rezultoi se brenda kamionit ishin fshehur dy burra dhe një grua, të cilët ishin futur mes një ngarkese me paleta. Ndërkohë, e mbështjellë me një batanije ishte fshehur vajza 4-vjeçare e çifit shqipar.

Mediat raportojnë se klandestinët ishin ngjitur në rimorkio me ndihmën e shoferit. Aktualisht emigrantët shqiptarë janë ndaluar nga zyrat e emigracionit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb