KUKËS

Policia e Kukësit ka arrestuar dy të rinj nga Kosova pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me një sasi kanabisi. Të rinjtë e kishin fshehur drogën në makinë, por janë zbuluar gjatë kalimit në Pikën Kufitare të Morinës. Në pranga kanë rënë shtetasit Redon Raca, 24 vjeç dhe Agim Avdullahi, 25 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se të rinjtë ishin prej disa ditësh në Shqipëri me mjetin e tyre me targa të Prishtinës dhe po ktheheshin sërish në Kosovë. Policia e pa të dyshimte rastin e tyre dhe e çoi makinën në vijën e dytë të kontrollit, ku pas verifikimeve u gjet një sasi lënde narkotike dhe u bë arrestimi në flagrance i të rinjve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb