Pasi historia e Shpresës u publikua në dhjetor të vitit 2019, ajo nuk ishte më vetëm. Shpresa iu nënshtrua një operacioni në spital dhe gjithçka doli me sukses.

Në spital e vizituan Fatma dhe Elvis Naçi të cilët panë nga afër përmirësimin e saj shëndetësor shtatë ditë pasi kishte kryer ndërhyrjen.

Elvisi: Si ndihet mami sot?
Vajza e Shpresës, Marina: Më mirë ndihet sot
Elvisi: Sa ditë kanë kaluar qëkur ke bërë ndërhyrjen?
Shpresa duke buzëqeshur: Shtatë ditë u bënë sot
Elvisi: Nga dita ditës po përmirësohesh? Çfarë të thanë mjekët?
Shpresa: Mjekët nuk e prisnin që operacioni do të dilte aq mirë…Jeta është e shtrenjtë, i kam dhënë forcë vetës për fëmijët, dhe do t’i jap forcë vetes për këta fëmijë
Fatma: Ke dy fëmijë të mrekullueshëm..fëmijët për prindërit janë pasuria më e madhe!.
Elvisi: Asnjë njeri nuk është i sigurt, sot mund të keni ju keni një sprovë jo të vogël, sprova është me shtëpinë edhe me shëndetin. Por çdokush mund të ballafaqohet më të papritura në jetë, shpresojmë më të mirën për gjithë shqiptarët, ky është misioni që ne jemi angazhuar. Një shprehje e bukur thotë “sa të mallkosh errësirën, ndize një pishtar” pra krijo pak dritë atje ku ke mundësi. Errësira mund të jetë e madhe, ti ndoshta me një qiri apo pishtar që ndez nuk është se e ndriçon çdo gjë, por bërë pak dritë atje ku munde. Ky është qëllimi. Po ta bëjnë një pjesë e madhe e shqiptarëve këtë, atëherë çdo gjë shkon drejt rregullit dhe mirësisë. Shpresa tani që je sot me këtë optimizëm dhe e lumtur dhe na i përcolle edhe neve. Kur vijnë mirësitë e Zotit hapi derën. Këtë gëzim ju po e përjetoni pas shumë vështirësive që keni kaluar. Ne dëshirojmë që këtë gëzim ta vazhdojmë. Se ku do shkojmë do ta zbulojmë rrugës. Ne do të presim tek makina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Elvisi flet me fëmijët e Shpresës: Sot do të ballafaqohemi me një gjë të bukur. E di që në jetë nuk keni pasur shumë çaste të bukura ti je vëllai jonë, kjo nuk ndodh rastësisht, ndodh pasi ka shqiptarë dhe ka njerëz të mirë që mendojnë për shqiptarët. Çdo gjë vjen kur ka zemër të madhe kur ka shpirt të madh
Elvisi, Fatma së bashku me Shpresën dhe fëmijët hynë në një pallat.
Elvisi: Nuk e di ku na ka sjellë Fatma, kjo derë nga pamja e jashtme duket e bukur. Ne bashkë me shqiptarët duke i ditur vështirësitë e mëdha që keni kaluar, duke i ditur hallet dhe problematikat, pasi morëm lajmin e mirë për shëndetin dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë, ne nuk deshëm që gëzimi i familjes suaj të ndalet vetëm këtu
Fatma i drejtohet vajzës së Shpresës: Marina të lutëm, hape derën…
Fatma: Shpresa si të duket?
Shpresa: E bukur!
Fatma: Ta gëzoni!
Elvisi: Kur ndodhin gjëra të bukura edhe shëndeti përmirësohet, e prisje këtë shtëpi?
Shpresa: asnjëherë nuk e kam menduar se do të bëhej e mundur kjo shtëpi
Elvisi: Nuk e kishe menduar që fëmijët do të gëzonin kështu?
Shpresa: Jo, asnjëherë, me ndihmën tënde Elvis e Fatmës dhe gjithë shqiptarëve. Tani fëmijët e mi arritën që të shikonin një ditë të bardhë, ketë kam ënderruar qëkur jam martuar kam dëshiruar një shtëpi timen.
Elvisi: Ky nuk është më një emision por një mision. Fëmijët e tu do dalin nesër në jetë pasi do bëhen bamirësa nesër
Fatma: Mario djali i Shpresës mua më ka surprizuar pak para se të hynim këtu. Më tha se këtë rrugë ai do ta nisi që sot bamirësinë, është surprizë për ne, Mario do të japi një pjesë të parave do t’i dhurojë 50 mijë lekë të vjetra për djalin që është sëmurë për Elion. Paratë ia ka kërkuar mami Shpresës.
Elvisi: Ke dhënë ndihmesë shumë të madhe, ne do flasim për Elion në emision. E pe në facebook rastin e Elios?
Shpresa: Djali më kërkoi para për ta ndihmuar Elion. Kërkoi që ta ndihmonte me para që të shërohet.
Elvisi: Ta gëzoni shtëpinë dhe ta keni jetën e gjatë dhe begati!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb