Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se ishte arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se pavarësisht faktit se ‘opozitës i është fikur kandili, nuk zhbëhet fakti se Rama ka qenë i arrestuar dhe se nuk e ka deklaruar sipas ligjit’. Mes të tjerash Manjani sjell në fokus rastin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim nga policia për falsifikim dokumentesh.

Po ashtu Manjani thotë ndër të tjera se tashmë është momenti që Prokuroria të ndezë prozhektorët e ligjit të Dekriminalizimit.

REAGIMI I MANJANIT
Opozitës padyshim që i është “fikur kandili” përderisa pranon një shkelës ligji në krye të qeverisë.
Por kandili i fikur i opozitës nuk e zhbën faktin që ka qenë i arrestuar dhe nuk e ka deklaruar, sipas ligjit. E po sipas ligjit Edi Rama duhet të ishte nën hetim dhe jo në detyrë!
Kajmaku ska bërë asgjë më shumë…
Ndërkohë është momenti që Prokuroria të ndezë prozhektorët e ligjit të Dekriminalizimit. Nëse është e pavarur, ky është momenti ta tregojë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: