Familja e një shtetasi britaniko-iranain pretendon se autoritetet iraniane kanë urdhëruar ekzekutimin e tij.

Bashkëshortja e ish-zyrtarit Alireza Akbarit, Maryam ka thënë për BBC se burrit të saj i është kërkuar të paraqitej në burgun e Terhanit për një “takim të fundit”.

Aktualisht Akbar ndodhet në izolim dhe gjasat për një ekzekutim janë të larta.

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes është arrestuar në vitin 2020 dhe është akuzuar për spiunazh për Britaninë, që në fakt janë të mohuara prej tij.

Pas arrestimit ai është dënuar me vdekje nga Gjykatëa Revolucionare e Teheran-it.

“BBC Persian” ka raportuar se ka rritur të marrë një mesazh audio nga Akbari, ku thotë se është torturuar dhe detyruar të rrëfejë para një kamere krime që nuk i ka kryer.

“Më kanë detyruar të rrëfej krime që nuk i kam kryer dhe jam torturuar nga ata”, ka thënë ai.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se: “Ne po mbështesim familjen e Akbarit dhe e kemi ngritur vazhdimisht çështjen e tij me autoritetet iraniane. Prioriteti ynë është sigurimi i lirimit të tij të menjëhershëm dhe ne kemi përsëritur kërkesën tonë për qasje urgjente konsullore.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: