Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sheila Haxhiraj, zbuloi se është penduar për mënyrën se si ka reaguar për disa situata të caktuara në shtëpi.

Këngëtarja shprehu se e kanë cilësuar si “më të urtën” e shtëpisë, dhe kjo sipas saj ishte për arsye se nuk ka kundërshtuar më shumë më disa situata.

“Kryesisht kjo është natyra ime dhe unë atë anën time të vërtetë kam dashur të tregoj. Ndoshta jam deri diku pishman që jam kursyer icik më shumë duke mbajtur anë, dhe ndoshta po të kisha kundërshtuar më shumë në disa situata ndoshta rrugëtimi im do të kishte qenë më i gjaë. Më kanë cilësuar ose etiketuar si gocën më të heshtur por it’s ok, në fund unë kam marrë feedbackun më pozitiv”- tha ajo për “Mirage.”

Sheila rrëfeu se nuk e ka pranuar menjëherë ftesën për të qenë pjesë e BBV, duke njohur natyrën e saj introverte. Madje ajo shton se fillimisht ka pasur frikë për ta pranuar ftesën.

“Më është dashur kohë të vendos sepse ka qenë eksperiencë e re dhe unë jam pak introverte si natyrë. Nuk kam dashur të jem shumë e ekspozuar prandaj edhe e kam mbajtur hermetikisht jetën time personale. Ka qenë nga ato frikërat e mia por besoj se kam bërë vendimin e duhur sepse pata një rritje personale dhe profesionale.”- tha Sheila, ndërsa sa i përket momenteve të para jashtë shtëpisë pasi u eleminua nuk e ka pasur të lehtë ambientimin me botën jashtë:

“Kur kam dalë jam përlotur sepse kisha një mall për të afërmit, për shoqërinë e ngushtë. Ka qenë pak moment i hutuar edhe qëndrova një muaj. Ishte diçka e çudtishme kur kam dalë, pashë që kishte pse jetë akoma.”/panoramaplus

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb