Kjo është 33-vjeçarja Dava Ndoj nga fshati Markatomaj i Lezhës, e cila një ditë më parë i përfshi në një konflikt me familjarët e burrit me të cilin është në proces divorci.
Urdhrat e mbrojtjes nuk e kanë shpëtuar nënën e 4 fëmijëve nga dhuna e vazhdueshme që prej muajin janar të këtij viti. Me duart duke mbajtur kokën që i dhemb vazhdimisht ajo shpjegon ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ndërsa frakturat që ka pësuar nga dhuna duken qartë.

“Po rrija me djalin në ballkon dhe aty ka ardhur motra e ish-burrit dhe më ka goditur, më është vërsulur në sy të djalit. Më goditi me dorë në pjesën e kokës, ajo me dy fëmijët e vetë, vajzën e motrës dhe dy pleqtë. Plaku më shumë me vajzën e vetë. Arsyeja është se unë jam në proces divorci me bashkëshortin që prej datës 16 janar. Jam me urdhër mbrojtje, por nga shteti nuk kam gjetur qetësi dhe nuk është zbatuar kurrë ligji ndaj meje. Ligjin e bëjnë vetë. Lufta është nga 16 janari dhe këtej. Avokati është dhëndëri i shtëpisë, dhe gruaja e avokatit më ka goditur së bashku me vajzën e saj. Këta e kanë pasur shtetin me vete. Djali i xhaxhait të burrit është oficer policie. Ne jetojmë në një shtëpi. Jam nënë e 4 fëmijëve. Me urdhër gjykatës unë kam dalë tek prindërit e mi, por nuk janë zbatuar kurrë. Jetoj që prej 2 muajsh pa ujë dhe drita në shtëpinë time sepse i kam lënë pa paguar”, tha Ndoja.

Mes lotësh në sy 33-vjeçarja Ndoj, thotë se nuk ka gjetur mbështetje nga institucionet shtetërore, të cilët i akuzon për mos zbatim të ligjit. Mes vështirësive ekonomike dhe një fëmije të sëmurë, Dava Ndoj kërkon mbështetje.

Me lot në sy, nëna e 4 fëmijëve tregon se ka qenë në proces divorci me bashkëshortin dhe pavarësisht se ka marrë urdhër mbrojtje nga gjykata, ajo nuk është zbatuar.
“Më e vështira është që unë e vuaj nga djali i madh pasi ka probleme shëndetësore dhe i duhet uji çdo ditë. Është me insulinë, medikamentet janë të hedhura në kosh. Pjesën e kokës dhe të qafës, më kanë kafshuar në dorë dhe gjithandej. Më kanë mbajtur një orë në polici, nuk e di arsyen. Unë i bëj apel qeverisë të marrin masat e duhura dhe të më japin një rrugëzgjidhje mua dhe fëmijëve të mi. I kam në mbrojtjen e murgeshave”, tha 33-vjeçarja.
Prej mbrëmjes së të shtunës Dava Ndoj po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa 4 fëmijët e saj janë marrë nga një qendër bamirësie në Fushë-Krujë. Policia ka arrestuar kunatën e 33-vjeçares A.GJ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb