Ivanka Trump, e bija e presidentit amerikan Donald Trump, ka tërhequr sërish vëmendjen me daljen e saj të parë në publik pas zgjedhjeve në SHBA.

  • foto galeri
  • foto galeri

39-vjeçarja iu bashkua kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe Zonjës së Parë Melania Trump në Varrezat Kombëtare, në Arlington Virxhinia, për të nderuar veteranët e rënë në luftë.

Dita e Veteranëve, është ditë zyrtare pushimi në Amerikë dhe kremtohet çdo vit më 11 nëntor, për të nderuar veteranët e ushtrisë.

Ivanka Trump, e cila gjithmonë ka dalluar për stilin e saj, mbante veshur një pallto gri, doreza lëkure të zeza, një kapelë të zezë dhe një maskë që i mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb