Sezoni që lamë pas nuk ka qenë i mirë në shifra për Mauro Icardin, i cili nuk ia doli të ishte protagonist te PSG. Të shumtë kanë qenë gazetarët që kanë hedhur dyshimet e tyre rreth të ardhmes së argjentinasit dhe mbi të gjitha, kanë pikëpyetjet e tyre rreth aftësive të futbollistit. Vetë sulmuesi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku iu përgjigjet të gjithëve.

 

26cea7a7dfcc1b44fd6d6d24a3d7bda8 05946 1654512960
26cea7a7dfcc1b44fd6d6d24a3d7bda8 05946 1654512960

 

“Kur shënoja 30 gola në sezon kishit të njëjtat argumente. Unë kam ende dy vjet në kontratën time. Nuk më ngjan kështu në katrahurat e shkruara. Ata të gjithë më njohin mjaft mirë dhe unë vendos nëse do të qëndroj e do të vihem në dispozicion apo jo” – tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: