Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkajt, janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Real Story”.

Gjekmarkaj tha se partitë e krijuara nga Patozi dhe Topalli janë në aleancë me kryeministrin Rama, edhe përtej këtij fakti, kandidati për deputet shtoi se ai nuk i ka sulmuar. Menjëherë pas kësaj reagoi dhe Topalli, e cila tha se emri i saj është përdorur nga Gjekmarkajt, në takimet elektorale që ka pasur ky i fundit.

Pjesë e debatit:

Agron Gjekmarkaj: Edhe pse keni zgjedhur të jeni aleat me Edi Ramën unë s’ju kam sulmuar.

Jozefina Topalli: Bën mirë që shkon nëpër katunde apo për shtëpia.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ju kam zënë kurrë me gojë. Të kërkoj falje publikisht nëse unë të kam përmendur.

Jozefina Topalli: Ky është bërë shoqëruesi i dytë i Lulit. Pra problemi është çdo bëhet, do e injorojmë.

Agron Gjekmarkaj: Është një diskutim folklorik banal. Kjo më thotë ma ke zënë emrin në fushatë, kurrë s’ja kam zënë me gojë.

Jozefina Topalli:
Pse skuqesh?

Agron Gjekmarkaj: I kuq jam nga natyra, sepse kam alergji nga këto që thoni ju.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb