Një i ri ka përfunduar i plagosur rëndë në spitalin e Sarandës mbrëmjen e sotme.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se shtetasi i identifikuar si Kreshnik Balla, 30 vjeç, është paraqitur në spital me këmbë të thyer dhe goditje të rëndë në gjoks.

Ka dyshime se i riu nga Elbasani, por që punonte në një kompani në Sarandë, është rrëzuar nga një lartësi e madhe teksa punonte. Aktualisht nuk dihet se si është gjendja e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb