Kiara Tito, një ish-banore e Big Brother Vip, e ftuar në “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshajn, u pyet për deklaratën e Tea Trifonit, e cila tha pak më parë në studio se kunati i moderatores e ka kërcënuar me jetë.

Kiara e mohoi deklaratën.

Donaldi: Kishim Tean pak më parë dhe tha se burri i tezës së Kiarës më ka kërcënuar.

Kiara: S’është e vërtetë.

Donaldi: Ishte shume e prekur.

Kiara: Vërtetë?

Donaldi: Po e pyetëm nëse e ke sqaruar me Kiarën, s’kam ça të flas më tha.

Kiara: Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: