Menjëherë pas deklaratave të ish-kryeministrit britanik, Boris Jonhson se presidenti rus Vladimir Putin e ka kërcënuar me një sulm raketor, ka reaguar edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov i ka mohuar të gjitha këto pretendime të Johnson, duke thënë se janë të gjitha një gënjeshtër dhe se ky i fundit nuk ka kuptuar asgjë çfarë i ka thënë Putini.

“Ajo që tha zoti Johnson nuk është e vërtetë, përkundrazi është një gënjeshtër. Për më tepër është një gënjeshtër e thënë me vetëdije”, ka thënë ndër të tjera Peskov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: