SHKODËR

Zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj mjetit të biznesmenit Nikolin Shqau në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se autorët kanë thyer pjesën e përparme dhe të pasme të mjetit me një shufër hekuri, të cilën më pas e kanë hedhur brenda mjetit.

Gjithashtu, autorët i kanë lënë biznesmenit edhe një letër të palosur te xhami i makinës, mesazhi i së cilës nuk dihet ende.

Siç raporton gazetari Nikshiqi, biznesmeni Shqau ka thënë në polici se nuk ka konflikte me asnjë person.

I vetmi dyshim i tij është një person, i cili i ka kërkuar një vend pune, por që ai nuk e ka marrë. Ai thotë se nuk ka bërë debat, por thjesht i ka kërkuar një vend pune dhe ky e ka refuzuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb