Rudi Vata ka thënë se i kanë kërkuar 2 milion euro për t’u bërë president i FSHF-së. Këto  fjalë të tij vijnë gjatë emisionit “Rubrika Sportive” të mbrëmjes të së dielës në “TVSH”, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka dhënë një deklaratë të fortë sa i takon rastit kur ai kandidoi për t’u bërë president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Unë erdha të kandidoj për postin e presidentit me duar në xhepa dhe me një projekt në mendje dhe në zemër, por gjëja e parë që më thanë njerëzit e futbollit këtu ishte: ‘Duhet të hedhësh 2 milion euro për të blerë votat, ndryshe nuk zgjidhesh dot në krye të FSHF-së.’ Në atë moment kuptova që njerëzit këtu kishin komplet tjetër koncept për futbollin nga ideja që unë kisha në kokë”, u shpreh Vata

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: