Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Reforma Zgjedhore që do të miratojnë palët me konsensus nuk prodhdon asgjë por është diçka formale e cila thjesht sa do të shtyjë edhe zgjedhjet e ardhshme.

Ai thotë se nuk pret që së shpejti të ndodhin zgjedhje të parakohshme. Manjani shprehet i habitur se pse opozita kërkon të mbrojë sistemin zgjedhor aktual por shton se PS do e mirëpriste më shumë se opozita një gjë të tillë. Gjithashtu ai zbulon në ‘Real Story’ se do të votojë opozitën në zgjedhjet e ardhshme.

 

‘’Unë besoj që në këtë kontekst vendi kishte për një rikthim, tensioni nuk është gjë e mirë. Partitë kryesore politike në vend nuk kërkojnë të fitojnë kohë. Nuk besoj që do të bëjnë një Reformë Zgjedhore për të lënë mend, është gjë formale, nuk do të zgjidhin votën e emigrantëve apo shit- blerjen e votës.

Asgjë s’do bëhet domethënë. E kam bindje që në tërësi sistemi zgjedhor është  i vjedhur dhe do të vendoset një arne t’i shtyjmë këto zgjedhje dhe palët vijojnë të njëjtat lojëra. Shkohet edhe deri tek faktet që Basha ka paguar rusët, Rama ka shkuar tek rusët pra disa përralla.

Flitet për zgjedhjet të parakohshme për të cilat jam skeptik nëse nuk ka disa kushte. E kam thënë që për arsye rastësore por jo thelbërsore. Rama nuk e di çfarë do të ndodhë pas dy muajsh. Nuk janë kushtet e Bundestag gjëja më kryesore dhe presion i madh për qeverinë. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë lëvizje surprizë. PS do ta mirëpriste sistemin më shumë se opozitë. ‘’- tha Ylli Manjani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb