VLORË

Vetëm 16-vjeç por pretendonte se gjyshi i kishte nxirë jetën dhe kjo ishte arsyeja që nuk duroi më dhe e qëlloi me një plumb pas koke. Pikërisht njeriun që e kishte rritur që 6 muajsh, pasi prindërit i kishte humbur në një aksident.

“BalkanWeb” zbardh dëshminë e 16-vjeçarit Vangjel Kapllani, i cili mbante të njëjtin emër me gjyshin që vrau, me sa duket për t’i marrë paratë.

“E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”, ka thënë para oficerëve të policisë 16-vjeçari nga Vlora, që pas krimit makabër doli pa të keq dhe tha në një intervistë ekskluzive për gazetarin Enrik Mehmeti se e kishte gjetur të mbuluar nga gjaku gjyshin e tij, duke aluduar se ishte qëlluar për grabitje nga persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:40 në lagjen “Rilindja” në Vlorë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: