TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim shokun e tij, pasi në makinën e tyre është zbuluar një sasi kokaine dhe kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan shtetasin O. B., 21 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. B., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Bakalli” shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin O. B., dhe automjetin e shtetasit A. B., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, është larguar.

Gjatë kontrolleve të automjeteve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: