Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me kokainë, të cilën e kishte bërë gati për shitje. Në pranga ka rënë 32-vjeçari shqiptari, të cilit i janë gjetur disa euro dhe një sasi kokaine, që janë sekuestruar nga policia italiane.

Karabinierët kontrolluan edhe shtëpinë ku banonte 32-vjeçari shqiptar ku gjetën 3300 euro cash, të cilat konsiderohen si të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Përveç parave të gatshme, të riut shqiptar iu gjetën edhe pajisjet për paketimin e kokainës dhe për të hedhur më pas në treg, shkruajnë mediat italiane.

Ai akuzohet tashmë për posedim droge dhe trafikim të saj. Ndërsa pritet edhe dëbimi nga Italia për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb