ITALI- Një shqiptar dhe një rumun janë vënë në pranga të policisë italiane, pasi gjatë kontrollit, atyre iu është gjetur 50 gram kokainë të fshehur në makinë të tipit “BMW” në Milano.

Sipas mediave italiane, në pranga të policisë kanë përfunduar 33-vjeçari nga Shqipëria dhe një 43- vjeçar nga Rumania.

Pas arrestimit, policia ka kontrolluar edhe banesat e të arrestuarve, ku u gjetën doza të vogla kokaine. Nëse do të dilte në treg, sasia e kokainës kapte vlerën 12 mijë paundë. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po marrin në pyetje të prangosurit, pasi ka dyshime se ata kanë punuar së bashku me persona të tjerë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb