Është infektuar me koronavirus zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Lajmin e bën të ditur vetë zv.ministri, i cili thekson se është prekur e gjithë familja me virusin e rrezikshëm.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Koçi tregon edhe shenjat që ka aktualisht, që nga kolla, temperatura, ethet dhe një këputje trupi.

Mesazhi i zv.ministrit:

Covid, i veteofruar si dhurate per festat e fund dhe fillimvitit hyri pa trokitur ne familjen tone, duke na perqafuar te gjitheve.
Nje kolle qe vjen gjithnje e me shume prej thellesise se kraharorit, temperature nganjehere me ethe, nje keputje trupi, ilace ,gjilpera, cajra etj na shoqerojne ditet.
Dje u konfirmuam me covid dhe nga analiza.
U kerkoj gjithe kontakteve te mia te para 4 diteve te bejne kujdes.
Ju uroj shendet miqte e mi!
#distancehigjienemaske

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb