36 qytetarë amerikanë, të veshur me kostume popullore shqiptare, janë u betuar për të shërbyer dy vitet e ardhshme në Shqipëri, si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Javën e ardhshme, ata do të fillojnë të punojnë me bashkitë, organizatat e komunitetit dhe shkollat në të gjithë Shqipërinë.

Whatsapp Image 2019 04 09 At 09.35.49
Whatsapp Image 2019 04 09 At 09.35.49

Prej vitit 1992, kur Korpusi i Paqes u vendos në Shqipëri, 835 vullnetarë amerikanë kanë shërbyer në vendin tonë, duke ofruar asistencë teknike aty ku nevojitet më shumë, duke ndihmuar qytetarët shqiptarë të kuptojnë më mirë amerikanët dhe kulturën amerikane dhe duke ndihmuar qytetarët amerikanë që të kuptojnë më mirë kulturën shqiptare. E vetmja ndërprerje e aktivitetit ka qenë gjatë viteve 1997 deri në 2003, kur u riaktivizuan në vendin tonë për të dhënë kontributin e tyre.

Whatsapp Image 2019 04 09 At 09.35.49 (3)
Whatsapp Image 2019 04 09 At 09.35.49 (3)

Vullnetarët e Korpusit të Paqës që shërbejnë në Shqipëri punojnë së bashku me homologët shqiptarë në mësimdhënien e gjuhës angleze dhe në arsimin shëndetësor në shkolla, në zbatimin e programeve të riciklimit dhe iniciativave të mbjelljes së pemëve, në ofrimin e trajnimeve të biznesit dhe zhvillimin e programeve të praktikës, në organizimin e komiteteve të të rinjve, të konkurseve të gërmëzimit në anglisht dhe klubeve të debatit, në lehtësimin e kampeve verore, dhe shumë më tepër.

Whatsapp Image 2019 04 09 At 09.35.49 (2)

Kate Becker, Drejtoreshë e Korpusit të Paqes në Shqipëri, u kujtoi vullnetarëve të rinj se prania e tyre në komunitet do të realizojë valëzime të shpresës, që do të rrjedhin si një kaskadë për të   krijuar një valë fuqizimi dhe mundësish. Ajo tha se, “Korpusi i Paqes është duke investuar tek të rinjtë për të qenë udhëheqës të të sotmes dhe të së nesërmes. Nuk kam asnjë dyshim se është nëpërmjet të rinjve që Shqipëria do të arrijë potencialin e saj të plotë”.

Whatsapp Image 2019 04 09 At 09.35.50
Whatsapp Image 2019 04 09 At 09.35.50

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb