Një person i armatosur hyri në degën e Bankës Federale në Bejrut, kryeqyteti i Libanit, dhe mori peng punonjësit dhe klientët e kësaj dege bankare.

Ai kishte me vete edhe një bidon benzinë ​​me të cilën ka kërcënuar se do t’i vinte flakën ambienteve të bankës. I bllokuar brenda zyrave, burri kërkoi që t’i jepen paratë e tij, rreth 210,000 dollarë amerikanë të depozituara në llogarinë e tij, në të cilën ai nuk ka më akses që nga viti 2019.

Sistemi financiar në Liban ka rregulluar ngrirjen e shumicës së llogarive në valutë si euro apo dollarë.

Në video shfaqen edhe dy policë mes atyre që u mblodhën jashtë ndërtesës duke u përpjekur ta bindin atë të lërë armën dhe të lirojë pengjet, por burri bërtiste: “Më kthe paratë”.

Deri më tani është liruar vetëm një i moshuar nga pengjet. Ndërkohë, në portat e bankës, në rrugën qendrore Via Hamra, një turmë u mblodh për të shprehur solidaritetin me rrëmbyesin.

Midis tyre ishte vëllai i burrit i cili i tha televizioneve lokale: “Babai ynë po vdes në spital dhe ne nuk dimë se si të paguajmë për trajtimin e tij”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: