Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi ka folur në rubrikën “Opinion” në “News24” për shembjen e “Prestige Resort” dhe klimën e biznesit në Shqipëri.

Ai e krahasoi ngjarjen me ato të regjimit komunist, por ndryshe nga periudha demokratike, më parë rastet e shembjes së një objekti bëheshin transparente dhe në gazeta, ndërkohë sot po punohet me zell të madh që të sheshohet një godinë pa asnjë dokumentacion.

Sipas Preçit, shkatërrimi është i papranueshëm dhe ky rast ka trembur investitorët e huaj.

“Unë kam patur fatin e mirë dhe të keq që të kaloja një pjesë të jetës në regjimin komunist. Një pjesë që ka bërë vepra të tilla komunizmi ka qenë në bazë të ligjit dhe cilido tregtar është shpronësuar jepte një dokument dhe vendimet publikoheshin në gazeta. Pra, do të thotë se transparenca ishte e madhe dhe ishte e bazuar në një strukturë ligjore. Më ka tërhequr vëmendjen zelli i trupave ekzekutuese dhe kurajon që është hyrë në një pronë private pa një leje. Ajo që është më e pashpjegueshme është shkatërrimi fizik, përjashto rastet kur ka interes publik, si një rrugë, aeroport etj. Shkatërrimi fizik është i papranueshëm. Është më barbarja dhe e pajustifikueshme, ku pa asnjë dokumentacion përbën një dëm të madh dhe për kostot e shqiptarëve. Biznesi merr mesazhin më të keq, ku e marrin dhe investitorët e huaj. Heshtja e gjykatës është komprometuese. Jemi duke u bindur nga ligjvënësi, në këto kushte kontrolli politik në institucione është plotësuar dhe klima e biznesit është e papranueshme. Historitë e ngjashme, si ai në Vlorë, apo edhe neglizhenca e procedurave tregon se është një kosto për qytetarët”, u shpreh Zogaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb