Ka marrë fund ‘arratisja’ për Kristina Bakin dhe partnerin e saj. Tashmë që Dua Lipa i nxori zbuluar Kristina Baki dhe partneri i saj nuk fshihen më.

Mbrëmjen e 26 gushtit, ata kanë marrë pjesë në ‘Sunny Hill Festival’ dhe ka qenë mikesha më e mirë e modeles, Adrola Dushi, e cila ka ndarë foto me ta.

Fillimisht ajo postoi një foto me partnerin e Kristinës, duke shkruar: “Me kunatin”, teksa edhe e ka etiketuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas modelja ndau një tjetër foto ku pozon me të dy duke na dhënë një nga pak fotot e çiftit bashkë.

Disa ditë më parë ishte Dua Lipa ajo e cila publikoi një foto të Kristinës me partnerin e saj. Dua shijoi disa ditë pushime në Shqipëri, teksa darkoi me modelen dhe partnerin e saj Eros Shenebiela.

Dua postoi dy foto me ta teksa gjatë gjithë kësaj kohe Kristina nuk ishte shfaqur me partnerin. Ajo ka postuar në Instagram vetëm një foto por pa i zbuluar portretin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Modelja u bë nënë për herë të parë në muajin maj kur mirëpriti në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Siera. Ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin: Siera. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’.

“Në ditën e baby-shower dua të zbuloj edhe emrin e bebushes sime. Në fakt ishte shumë e vështirë. Para se të isha shtatzënë mendoja se ishte gjëja më e thjeshtë për të gjetur një emër. Emrat që dëgjoja mendoja “O sa i bukur ky o sa i bukur ai.” Por gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë se ka qenë gjëja më e vështirë. Emri që më pëlqente mua nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas. Gjithashtu edhe ndonjë familjari, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që na pëlqeu të gjithëve: Siera. Ky emër në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip ‘si era’. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, si ne. Ndaj kemi vendosur ta festojmë baby-showrin në një fermë”, tha ajo./ PanoramaPlus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb