Juve po kalon një moment kritik jashtë fushe, ku përveç 15 pikëve që iu hoqën këtë sezon, CAS ka kërkuar edhe heqjen e titullit në sezonin 2018/19. Stafi drejtues, tifozët, i gjithë ambienti, pret me padurim edhe reagimin e UEFA-s, por sipas La Gazzetta dello Sport qeveria e futbollit evropian është e gatshme t’i zgjas dorën “Zonjës së Vjetër”.

Largimi i Andrea Agnellit dhe stafit të vjetër drejtues, hap një spirale, lë mundësi për të diskutuar, por Ceferin ka një kusht të panegociueshëm:

Juve duhet të tërhiqet përfundimisht nga ideja e krijimit të Superligës. Për momentin as drejtuesit e rinj nuk ka reaguar në lidhje me këtë projekt.
(BalkanWeb)