Situata në grupin e dytë të Ligës B në Ligën e Kombeve, ku bën pjesë edhe Shqipëria nuk është shumë e komplikuar. Kjo edhe për faktin se janë 3 skuadra pas përjashtimit të Rusisë, nga ku dy kanë vetëm nga një ndeshje, ndërsa Kombëtarja shqiptare ka 2 të tilla.

Izraeli kryeson me 5 pikë dhe nëse do të fitonte sfidën me Shqipërinë, automatikisht zë vendin e parë në grup. Nëse ndeshja përfundon në barazim, atëherë Izraeli duhet të shpresojë që Islanda të mos fitojë në Tiranë me Kombëtaren shqiptare.

Kuqezinjtë, për të arritur vendin e parë në grup, duhet patjetër të fitojë në Izrael, dhe nëse ia del me dy gola diferencë, do të mjaftonte edhe një barazim me Islandën më 27 shtator në “Air Albania”.

Capture

E thënë qartë, Shqipërisë i vlen vetëm fitorja të shtunën në mbrëmje për të synuar vendin e parë, pozicion që me shumë mundësi na çon edhe në Euro 2024. Gjithsesi, pozitiv është fakti se Kombëtarja shqiptare, edhe sikur të mbetet e fundit, nuk bie në Ligën C, pasi tashmë këtë fat të keq e ka Rusia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb