Detaje të reja zbardhen nga gjyqi me dyer të mbyllura në Gjykatën e Korçës, ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçarin që ngacmoi seksualisht të bijën 18 vjeçe.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se 37-vjeçari ka mohuar akuzat për ngacmim ndaj të bijës, duke thënë në gjykatë se mbrëmjen e ngjarjes ka konsumuar lëndë narkotike në sasi të madhe dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm.

Ai ka mohuar të ketë ngacmuar me biseda erotike vajzën e tij, si dhe të ketë kryer veprime ndaj saj. Nga ana tjetër, Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës që 37-vjeçari të mbahet i izoluar në burg, deri në përfundim të procesit.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i babait abuzues kërkoi të kryhet ekspertimi i bisedave erotike të regjistruara nga 18-vjeçarja, si dhe të bëhen analizat përkatëse, për të vërtetuar nëse babë e bijë mbrëmjen e ngjarjes kanë konsumuar lëndë narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb