Donaldi dhe Romeo pritet të nisin emisionin e tyre “Më ler të flas” javën e ardhshme. Binjakët u rikthyen në Top Channel pas mosmarrëveshjeve që kishin me produksionin, pas përfundimit të Big Brother.

Por teksa të gjithë i kanë sytë tek vijimi i historisë së Donaldit dhe Borës, aktorët janë të angazhuar me projektin e tyre të fundit. Në rrjet qarkulloi lajmi se do të ishte pikërisht Bora e ftuara e tyre e parë. Fakt ky që moderatorja e mohoi në një ndër reagimet e saj të rralla, fundjavën e shkuar. Nga deklaratat në rrjetet sociale, të bën të mendosh se ky program do të ketë pikërisht Fifin si të ftuarën e parë. Në një pyetësor në Instagram, këngëtarja është pyetur nëse e ka takuar Donaldin dhe ajo përgjigjet se është duke e pritur për një skeç prej 6 orësh.

Duket se mes dy ish-banorëve është menduar dhe një skenë humori si për t’ju përshtatur më së miri formatit të tyre. Ndonëse të shumtë janë ata që e simpatizojnë Fifin, jemi të sigurt që shumë fansa do të jenë zemërthyer për faktin se nuk do të jetë Bora Zemani e ftuara e parë e Romeos dhe Donaldit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb